May dhe Macron i bëjnë thirrje botës për luftimin e armëve kimike
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May, i kanë bërë thirrje botës të dielën për të vazhduar luftën kundër armëve kimike, në përvjetorin e një konvente ndërkombëtare që ndalon përdorimin e këtyre armëve.
“Në përvjetorin e 21-të të Konventës së Armëve Kimike dhe rastin në Duma e Sallsbëri, Theresa May dhe unë, i bëjmë thirrje botës për të na u bashkuar në ndalimin global të përdorimit të armëve kimike”, ka thënë Macron përmes një postimi në Twitter, duke iu referuar sulmeve kimike në Siri dhe Britani, transmeton “AFP”.
Zyra e kryeministres May ka publikuar një deklaratë të ngjashme, duke thënë se “ne nuk duhet kurrë të kthehemi mbrapa” sa i përket dhënies fund të prodhimit, dhe përdorimit të “këtyre armëve të tmerrshme”.
Armët kimike siç është gazi mustard janë përdorur fillimisht në betejat e Luftës së Parë Botërore dhe më pas nga diktatori iranian, Saddam Hussein kundër civilëve në Halabja më 1988.
Konventa për Armët Kimike e cila parasheh shkatërrimin e këtyre armëve ka nisur zbatimin më 29 prill, 1997.