May diskuton për Brexit-in me udhëheqësit e vendeve tjera evropiane
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të takojë me 11 dhjetor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të shpëtuar planin e saj të daljes nga blloku.
May do të takojë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, para se të shkojë në Berlin për bisedime me kancelaren, Angela Merkel.
Të hënën, kryeministrja britanike, anuloi votimin në parlament të planit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Ligjvënësit reaguan me zemërim ndaj këtij vendimi, përderisa udhëheqësi i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbyn, ka thënë se “ajo ka humbur kontrollin e ngjarjeve”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, ka deklaruar se 27 vendet tjera të BE-së nuk do të rinegociojnë marrëveshjen me Britaninë, por se udhëheqësit e këtyre vendeve, do të ndihmojnë Britaninë në ratifikimin e saj./rel/