May, e gatshme të japë dorëheqje

27 mars 2019 | 23:56

Kryeministrja britanike, Theresa May, në një deklaratë të fundit ka thënë se do të japë dorëheqjen pas procesit të Brexit-it.

“Jam e përgatitur ta lë këtë punë më herët seç e kisha menduar, vetëm që gjërat të bëhen siç duhen, për vendin dhe partinë tonë”, ka thënë ajo.

“I kërkoj të gjithëve që të mbështesin këtë marrëveshje, në mënyrë që të mund ta kryejmë detyrën tonë historike, të japim vendimin e popullit britanik dhe të largohemi nga Bashkimi Evropian me një dalje të qetë dhe të rregullt”,  u ka thënë May ligjvënësve britanikë.

Për të fituar në marrëveshjen e saj, May duhet të gjejë 75 vota me një votim të tretë.

Votimi duhet të bëhet sa më shpejt që nesër (e enjte) ose të premten, por mund të anulohet nëse aleatët e Mayit vazhdojnë të jenë kundër saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka…