May e pikëlluar pas vdekjes së McCain: Ishte nder ta quaja mik të Britanisë së Madhe
26 gusht 2018
| 21:31
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, është shprehur e pikëlluar me rastin e vdekjes së senatorit John McCain.
“John McCain ishte një burrë shteti i madh, i cili mishëroi idenë e shërbimit mbi veten, kishte shkruar e para e qeverisë britanike. Ajo theksoi se ishte një nder ta quante një mik të Britanisë së Madhe”, ka deklaruar ajo.
Kryeministrja i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjes, miqve dhe popullit amerikan, transmeton Klan Kosova.