May e shtyn votimin për Brexit në parlamentin britanik
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka vendosur papritmas të shtyjë votimin për Brexitin, marrëveshje kjo e arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor.
May u ka thënë ministrave se po kthehet në Bruksel, për të marrë garanci ligjërisht detyruese, se Britania nuk do të jetë e bllokuar në masa mbrojtëse në kufirin e Irlandës së veriut, për një kohë të pacaktuar.
Kufiri irlandez ishte çështja me e diskutuar gjatë debatit parlamentar.
Kreu i opozitës, Jeremy Corbin, ka thënë se Britania nuk ka më një “qeveri funksionale”.
Kryeministrja May do t’i drejtohet parlamentit të hënën pasdite, raporton “Rel”.
Parlamenti pritet të votojë të martën, nëse e pranon marrëveshjen që May e ka arritur me Bashkimin Evropian, për daljen e Britanisë nga blloku, por supozohet se nuk i ka votat e mjaftueshme për të kaluar, pas kundërshtimeve të partisë së saj Konservative, deputetëve laburistë si dhe partive tjera opozitare.