May kërkon 30 qershorin për Brexit, por BE-ja pritet ta refuzojë

05 prill 2019 | 11:09

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ishte shprehur se një ofertë “elastike” 12-mujore do të ishte “e vetmja rrugëzgjidhje e arsyeshme” për krizën e Brexit-it, duke kërkuar madje nga udhëheqësit e 27 vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që ta mbështesnin në idenë e tij gjatë ditës së sotme.

Por, mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministrja Theresa May i ka nisur një letër shefit të Këshillit Evropian, duke kërkuar në mënyrë formale shtyrjen e “nenit 50”, që do të vonojë shkëputjen e Britanisë së Madhe përtej 12 prillit, deri më 30 qershor.

Megjithatë, në letër kërkohet gjithashtu të përfshihet edhe një “klauzolë përfundimi”, sipas burimeve qeveritare britanike.

May ka thënë se do të përpiqet të sigurojë një marrëveshje për shkëputjen deri më 22 maj, dita e fundit përpara zgjedhjeve evropiane, por pranon se Britania e Madhe do të futet në zgjedhje dhe do të zgjedhë anëtarët e saj në Parlamentin Evropian, nëse ajo dështon në përpjekjen e saj të disatë.

Por, burime nga Bashkimi Evropian thonë se krerët e shteteve anëtare do të refuzojnë datën e re të 30 qershorit të kërkuar nga May, e madje pritet t’i thonë asaj se vetëm një marrëveshje njëvjeçare do të shtrohet si opsion i vetëm. Ndoshta kryeministrja May do të jetë e detyruar të pranojë ofertën, duke qenë se opsioni tjetër i shkëputjes “pa marrëveshje” nuk është mbi tryezën e saj./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan…