May: Nga pozita po largohem krenare dhe e zhgënjyer
Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, ka thënë se do të largohet nga pozita këtë muaj, me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi, pasi dështoi në premtimin e saj qendror, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it apo daljes nga Bashkimi Evropian.
May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, ka pohuar se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.
“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit-i të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalë ta menaxhojmë atë proces”, ka theksuar May, raporton “Rel”.
Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja.
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.