May pritet t’i drejtohet Parlamentit lidhur me sulmet në Siri
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May sot pritet të përballet me ligjvënësit britanikë. Ajo do t’ju shpjegojë atyre vendimin për të kryer sulme ajrore në Siri, pa miratimin e Parlamentit.
Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën kanë goditur caqe në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.
Parlamenti britanik rifillon sot punën, pas pushimit pranveror. Ligjvënësit nuk janë konsultuar para sulmit në Siri, raporton “AP”.
Qeveria britanike, megjithatë, ligjërisht nuk është e obliguar që të marrë miratimin e Parlamentit për sulme ajrore, por rëndom për veprime të tilla merr qëndrimin e ligjvënësve.
May pritet t’u thotë ligjvënësve se sulmet ajrore ishin “në interesin kombëtar të Britanisë”, dhe janë kryer për të ndalur vuajtjen nga sulmet kimike.