May: Trumpi do ta vizitojë Britaninë
01 dhjetor 2017
| 00:13
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka dënuar sërish veprimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka ripostuar disa video anti-mysilmane në Twitter, të cilat fillimisht ishin postuar nga një udhëheqës britanik i ekstremit të djathtë, por ka thënë se marrëdhëniet Britani-SHBA, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.
May ka folur edhe për thirrjet e disa politikanëve britanikë, që të anulohet vizita e Trumpit në Britani.
“Ftesa është dërguar dhe është pranuar. Ende nuk kemi caktuar një datë”, ka thënë May.
“Kjo që kemi ne është një marrëdhënie e veçantë dhe është në interesin e të dy vendeve tona”, ka thënë kryeministrja britanike.