![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/Theresa-May.jpg)
May uron çiftin mbretëror për lindjen e djalit
06 maj 2019
| 17:19
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka uruar Princin Harry dhe Meghan Markle, për ardhjen në jetë të djalit të tyre.
“Urime Dukës dhe Dukeshës së Sussex, për ardhjen e djalit të tyre. Ju dëshiroj gjithë të mirat në këtë kohë të lumtur”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.
Princi Harry dhe Meghan Markle, janë bërë prindër të një djali.