Mayweatheri vitin e ardhshëm rikthehet në ring

17 nëntor 2020 | 08:41

Boksieri Floyd Mayweather do të rikthehet në ring për luftë më 28 shkurt 2021 në Tokyo Dome.

Boksieri i pensionuar me rekordin e mahnitshëm 50-0, njoftoi se do të bëjë diçka të madhe. Detajet për kundërshtarin nuk dihen, mirëpo u konfirmua se Mayweather do të rikthehet në ring. Mayweather në konferencë për shtyp konfirmoi se do të rikthehet në Tokio, meqenëse ka dashuri të madhe për japonezët.

“Japonia është ndër shtetet më të bukura në botë. Tokio është, gjithashtu, qytet i mrekullueshëm. Dua t’i kënaq njerëzit japonezë. Stërvitem shumë. Dua të përgatitem mirë këtë herë. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët japonezë dhe tifozët e Tokios. Faleminderit që më kujtoni!”, ka thënë Mayweather.

“Nuk kam ide me kë do të përballem. Jam duke u përgatitur. Është vend që organizohen ndeshjet e mira, pra dua të arrij në Japoni që t’i kënaq tifozët”, ka shtuar ai. Mbetet të shihet kush do jetë kundërshtari i Mayweatherit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ashpërson masat kundër Covid-19.  “Situata do të përkeqësohet”, tha…