
Mazarri: Jam i lodhur, kam dy ditë pa fjetur gjumë
Walter Mazarri ka zbarkuar në Napoli. Një ditë pasi i tha ‘po’ ofertës që i bëri Aurelio De Laurentis për t’u kthyer pas 10 vitesh në bankinën e këtij klubi, trajneri italian është shfaqur në qytetin e Jugut të Italisë.
Ai niste që sot stërvitjen me ekipin ndaj gjatë drekës ka qenë i pari në dyert e qendrës stërvitore, ku e pritnin shumë gazetarë, por ka shmangur deklarata e gjata para tyre, duke u mjaftuar me batutat e zakonshme.
“Jam i lodhur, jam pa gjumë prej dy ditësh, Është gjithçka e bukur, si gjithmonë”, ishin fjalët e trajnerit para kamerave. Edhe presidenti De Laurentis ka mbërritur më pas në qendrën stërvitore, për të takuar trajnerin e ri në prani të skuadrës, e cila pret të bëjë një kthesë të rëndësishme në javët e ardhshme, në një kampionat ku rrezikon seriozisht të humbasë vendin mes katër të parave.