Mazepin: Mick Schumacher ka disa privilegje që unë nuk i kam

23 prill 2021 | 15:44

Sezoni 2021 nuk ka nisur ashtu si duhet për pilotin e ri rus Nikita Mazepin, që garon me makinën amerikane Haas.

Në garën e parë ai u tërhoq pas një aksidenti, ndërsa në garën e dytë u klasifikua i 17-ti, pas shokut të tij të skuadrës, Mick Schumacher. Të dy pilotët e Haas, debutojnë këtë sezon në Formula 1, por pista ka treguar deri më tani se i riu gjerman është më superior se shoku i tij i skuadrës.

“Të gjithë shohin Formula 1 dhe nëse bëj një hap fals, pasojat janë të mëdha. Ky është një sport i vështirë dhe kur vendos kokoren nuk ka shumë kohë për të menduar për diçka tjetër. Në garën e Portimao do të jetë e vështirë për mua, pasi te Haas nuk kemi një simulator të pistës”, ka thënë Mazepin. “Me shumë gjasa, Mick do të ketë mundësinë të përdorë një simulator të pistës që ka Ferrari, por duke qenë se nuk jam anëtar i asnjë Akademie, nuk do ta kem këtë privilegj. Kjo do të thotë që për garën e radhës do të përgatitem në Moskë”, ka shtuar Mazepin. /Telesport/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditës Ndërkombëtare të Turqve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk…