Mazraoui përforcon Bayernin
24 maj 2022
| 15:11
Bayern Munchen kanë konfirmuar përforcimin e parë në merkaton e verës.
Kampionët e Bundesligës, kanë konfirmuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Noussair Mazraoui.
Lojtari i Ajax Amsterdam ka firmosur kontratën me “bavarezët” dhe do të jetë në “Allianz Arena” deri në vitin 2026.
24-vjeçari kaloi si transferim i lirë, pasi mbaroi kontratën e tij me Ajaxin. Mazraoui mbylli aventurën e tij tek Ajax duke u kurorëzuar me titullin e kampionit të Eredevisie.
👋 #ServusMazraoui 🔴⚪
— FC Bayern München (@FCBayern) May 24, 2022