Mazrekaj, afër marrëveshjes me Strugën

08 qershor 2023 | 13:29

Mentor Mazrekaj ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Laçit, por 34-vjeçari ka vendosur që të largohet nga kampionati shqiptar.

“SuperSport” raporton se sulmuesi i majtë do të jetë pjesë e Strugës, skuadër e cila fitoi titullin kampion këtë edicion në Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti “dardan” ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Strugës për të nënshkruar për një vit, teksa pritet që të premten të bëhet zyrtarizimi. Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro pasi të firmosë kontratën me klubin shqiptar.

Tekniku kryeqytetas, e njeh mjaft mirë Mazrekajn, pasi e ka pasur në skuadër në kohën kur ishte pjesë e Partizanit dhe Laçit. Lidhja mes tyre është e veçantë. Dhe ishte pikërisht Duro që insistoi të transferohej te bardhezinjtë, ndonëse lojtari ofensivë ishte larguar nga futbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…