Mazrekaj: Do ta mposhti djalin e Arkanit

03 korrik 2019 | 16:40

Boksieri me prejardhja nga Kosova, Petrit Mazrekaj, ka bërë më dije se synon fitoren në meçin ndaj Veljko Raznatoviq, i cili është djali i kriminelit serb Arkan.

Mazrekaj ka folur të martën në “Imazh” te RTK për meçin e planifikuar për 31 gusht. Ai ka thënë se ftesa djalit të Arkanit ka ardhur pasi që i kishte rrahur keq në Serbi tre boksierë serbë, dhe sipas Mazrekajt, ai po pretendon të marrë hak.

“Unë e fitoj meçin. Nuk kam qejf të flasë shumë, por me punë të kallëzoj atë që duhet. Ky është pak më i gjatë se sa unë, por unë e di që goditjen e kam shumë të rëndë. Janë shumë komponentë që duhet të jenë dhe unë mendoj që i kam të gjitha nga pak”, ka thënë ai. Boksieri Mazrekaj konfirmoi se meçi nuk do të zhvillohet në Beograd, por në një vend neutral në Gjermani ose Zvicër.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar ligjin që…