Mazrekaj konfirmon largimin nga Struga
28 maj 2024
| 16:54
Mesfushori me tipare sulmuesi, Mentor Mazrekaj ka bërë të ditur largimin e tij nga ekipi i Strugës. Ai ka thënë se ishte një vit historik për të.
“Ju njoftoj që nga sot nuk jam me pjesë e Struga Trim&Lum. Dua të falënderoj kryesinë e klubit bashkë me prof. Shpëtim Duro që me dhanë mundësinë të jem pjesë e tyre. Ky vit me Strugën ishte historik ku filloi që me kupat e Evropës dhe arritëm deri në ‘play-off’ dhe e kurorëzuam me titullin kampion në kampionat. Falënderime për të gjithë lojtarët, stafin dhe tifozët”, ka shkruar Mazrekaj.