Mazrekaj rikthehet nga pensionimi, nënshkruan me Llapin
10 gusht 2019
| 20:53
Mentor Mazrekajt i ka zgjatur pensionimi nga futbolli aktiv, vetëm pesë ditë.
30-vjeçari, që paralajmëroi se po largohet nga futbolli për shkak të mosprofesionalizmit dhe gabimeve që bërë gjatë karrierës, ka vendosur të rikthehet sërish, duke arritur marrëveshje me Llapin.
Mazrekaj do të veshë fanellën e ekipit nga Podujeva në sezonin 2019/2020 dhe personi që e ka bindur të rikthehet, është trajneri Tahir Batatina.
Lajmin për Sportin në KTV e ka konfirmuar Batatina, i cili beson shumë në cilësitë e sulmuesit të krahut.
Më herët, Mentor Mazrekaj e ka veshur fanellën e Prishtinës, Partizanti, 2 Korrikut dhe Ferizajt.