Mazreku: BQK-ja ruajti stabilitetin financiar

09 qershor 2020 | 12:44

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibish Mazreku, vlerësoi se BQK-ja ka marrë veprime të duhura për të mbarvajtur stabil sistemin financiar në vend gjatë pandemisë Covid19.

“Bota është ballafaquar historikisht me kriza, natyra të ndryshme, por kjo e fundit i ka specifikat e veta. Nuk ka qenë e planifikuar mirëpo secila krizë sjell mësimet e veta, ta zëmë kriza e 2008-tës ka qenë krizë katastrofale me karakter global, impakti ka qenë komplet në ekonominë botërore por ka qenë një fenomen i reagimit të përbashkët i shumë shteteve ekonomike. Për shembull SHBA-ja ka ndërhyrë me mbi 700 miliardë dollarë më pastaj Evropa, Japonia dhe është tejkaluar ajo krizë, mirëpo janë nxjerrë edhe mësimet. Unë besoj që edhe pas kësaj krize ende nuk është tejkaluar, është diçka e re sepse impakti i sa ka qenë global dhe impakti i sa ka qenë direkt në papunësi, në mbylljen e shumë bizneseve sidomos në turizëm, gastronomi mirëpo edhe kapacitete tjera që ka ndikuar edhe në ekonominë e Kosovës, pas marrjes së vendimit të Qeverisë që të mbyllen të gjitha aktivitetet”, u shpreh Mazreku.

Sipas tij, me pushimin e aktiviteteve të bizneseve ka pasur ndikim edhe në nivelin e të hyrave. “Është pushuar aktiviteti i këtyre bizenseve dhe pushimi i tyre normalisht që ka impakt në krijim e të hyrave, ka impakt në pamundësinë e kryerjes së obligimeve ndaj fuqisë punëtore, mospagesa e pagave, është reflektua në konsum. Ende nuk kemi matje reale, analiza e parashikime që Kosova do të hyjë në recesion që sipas disa parashikimeve të Bankës Botërore do të jetë viti 2020 skenari më i thjeshtë prej 4.5 deri te më i keqi rreth 11%. Mirëpo po shohim që Qeveria e ka një plan e cila do të mundohet me përkrahë apo ndihmuar ekonominë përmes masave. Disa masa janë marrë, ta zëmë Banka Qendrore e Kosovës që ka pas një rol shumë pozitiv në këtë periudhë, sidomos me shtyrjen e pagesave, gjithashtu ka edhe rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin financiar përmes mbikëqyrjes shumë rigoroze në gjithë sektorët”, u shpreh ai./RTK

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka…