Mazreku dhe Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, kanë nënshkruar të mërkurën memorandum bashkëpunimi me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale e Kosovës (AKK), Avni Ahmeti.
Përmes këtij memorandumi synohet lejimi i qasjes nga AKK-ja për kompanitë e sigurimeve për leximin dhe printimin e informatave në Regjistrin e të Drejtës së Pronës së Paluajtshme (RDPP).
“Nëpërmjet këtij sistemi për të cilin Agjencia Kadastrale e Kosovës i krijon qasje Byrosë Kosovare e Sigurimit, kompanitë e sigurimeve përmes shfrytëzimit të ueb shërbimeve do të kenë mundësinë e regjistrimit të hipotekave në mënyrë elektronike duke mundësuar qasje më të mirë në shërbimet publike, e cila ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e efikasitetit dhe procesimit të procedurave të lëshimit të garancive nga kompanitë e sigurimeve”, është thënë në njoftimin e BKS-së.