Mazreku dhe Beka nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
15 mars 2021
| 15:33
Drejtori i Byros Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku dhe Agron Beka, dekan i Fakultetit Juridik në i Universitetit publik “Isa Boletini”, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit.
“Marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, si dhe praktika profesionale dhe ligjërata për studentë”, është thënë në njoftimin e BKS-së.