Mazreku merr pjesë në Forumin e Triestës për investime në Evropën Perëndimore

09 qershor 2020 | 18:01

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, ka marrë pjesë si panelist në Forumin e Triestës për Investime në Evropën Perëndimore.

Në këtë forum kanë marrë pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 shtete të Evropës. “Investimet dhe Rimëkëmbja Financiare post COVID 19”, ka qenë tema e diskutimit, ku përfaqësuesit e industrive të sigurimeve, Banka Qendrore, si dhe organizatat tjera, kanë shkëmbyer përvojat e tyre profesionale që mund të aplikohen për rimëkëmbjen sa më të shpejtë dhe efektive të ekonomive nga pandemi e COVID19”, thuhet në njoftimin e ShSK-së.

Njoftimi i plotë:

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka marr pjesë në cilësinë e panelistit në Forumin e Triestës për Investime në Evropën Perendimore.

Në këtë forum, kanë marr pjesë përfaqesues prej më shumë se 30 shteteve të Evropës, ku është diskutuar tema për “Investimet dhe Rimëkembja Financiare post COVID 19. Përfaqesuesit e industrive të sigurimeve, bankave qendrore të vendëve të ndryshme dhe organizatave te tjera kanë shkëmbyer përvojat e tyre profesionale që mund të aplikohën për rimëkembjen sa me të shpejtë dhe efektive të ekonomive nga pandemia COVID19.

Image may contain: 26 people, child

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho, ka folur pas 60 ditëve që…