Mazreku riemërohet drejtor i Shoqatës së Sigurimeve
06 dhjetor 2018
| 15:39
Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka riemëruar të enjtën, për mandatin e ardhshëm në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazrekun.
Mazreku nga vitit 2006 është pjesë e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ndërsa me shoqatën ka udhëhequr tash e një vit.
Njoftimi i plotë i Mazreut:
“Të nderuar miq, shokë e dashamirë,
Ju njoftoj se sot me datë 06.12.2018, nga Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës jam ri-emëruar në detyrë si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. Falënderoj drejtuesit e kompanive të sigurimeve për besimin e dhënë në udhëheqjen e punës së shoqatës në sfidat e ardhshme. Njëherit, falënderoj familjen dhe miqtë për përkrahjen dhe besimin gjatë gjithë kësaj kohe.