Mazreku: Rreth 250 mijë vetura erdhën nga diaspora, shumica shmangën Serbinë
Situata e sigurisë në veri të Kosovës ka ndikuar që numri i bashkatdhetarëve që vijnë nga pikë kalimi kufitar në Merdare, përkatësisht nëpërmjet territorit të Serbisë, ka shënuar rënie.
E, si shkak i kësaj fluksi i mërgimtarëve është rritur në pikë -kalimin kufitar në Vërmicë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Front Online, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.
“Nëse Merdarja ka pri gjithmonë si pika më e madhe në Kosovë që aktualisht është edhe më e madhja, sivjet gjatë këtyre dy muajve Vërmica ka qenë ajo që e ka marrë primatin ngase qytetarët kanë pas frikë ndoshta me ardhë nga Serbia dhe kanë ardhë nga rrugët e tjera përmes Kroacisë e të tjera. Mirëpo është e vërtetë që korrik-gusht tash deri në fund të gushtit mundet me kalu edhe mbi 250 mijë dhe kjo normal që krijon një ngarkesë të madhe në trafik, krijon edhe kolona jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytetet tjera dhe është problem që ti me llogarit me mbërri në kohë”, ka thënë ai, për Front Online.
Mbi 250 mijë vetura erdhën nga diaspora nga qershori deri në gusht
Sipas tij, ky vit dallon për nga vitet tjera për shkak se mërgimtarët e kanë ndryshuar kohën e ardhjes në Kosovë, deri sa ka treguar që për muaj korrik qershor dhe korrik dhe këto ditë të gushtit në Kosovë kanë hyrë mbi 250 mijë vetura.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Front Online, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.
“Nëse Merdarja ka pri gjithmonë si pika më e madhe në Kosovë që aktualisht është edhe më e madhja, sivjet gjatë këtyre dy muajve Vërmica ka qenë ajo që e ka marrë primatin ngase qytetarët kanë pas frikë ndoshta me ardhë nga Serbia dhe kanë ardhë nga rrugët e tjera përmes Kroacisë e të tjera. Mirëpo është e vërtetë që korrik-gusht tash deri në fund të gushtit mundet me kalu edhe mbi 250 mijë dhe kjo normal që krijon një ngarkesë të madhe në trafik, krijon edhe kolona jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytetet tjera dhe është problem që ti me llogarit me mbërri në kohë”, ka thënë ai, për Front Online.
Mbi 250 mijë vetura erdhën nga diaspora nga qershori deri në gusht
Sipas tij, ky vit dallon për nga vitet tjera për shkak se mërgimtarët e kanë ndryshuar kohën e ardhjes në Kosovë, deri sa ka treguar që për muaj korrik qershor dhe korrik dhe këto ditë të gushtit në Kosovë kanë hyrë mbi 250 mijë vetura.
“Është e vërtetë se kur vjen koha e pushimeve bashkatdhetarët e bëjnë më shumë tollovi në Kosovë, mirëpo sivjet ka ndodhë një ndryshim i vogël për shkak të trazirave që kanë ndodhë kohëve të fundit në pjesën veriore që bashkatdhetarët me ndryshua edhe kohën e ardhjes, ta zëm qershor korrik dhe deri dje kanë hyrë në Kosovë mbi 205 mijë kur them polisa përfshin edhe vetura edhe kategori të tjera, mirëpo viteve tjera kjo ka ndodhë vetëm në korrik dhe gusht pra e kanë ndryshuar kohën e ardhjes edhe kanë ndryshuar sepse kanë ardhë edhe nga pikat tjera kufitare”, është shprehur ai.
Mazreku: Vonesa 1-minutëshe për plotësimin e polisës kufitare nga BKS-ja
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se këtë vit numri i mërgimtarëve që kanë hyrë në Kosovë është pak më i madh.
“Nëse flasim për janar-gusht ka më shumë sivjet do të thotë është një numër më i madh i polisave, jo shumë më i madh por është më i madh vetëm se dallimi është tek sezona sepse vitin e kalum e kemi dit javën e parë, të dytë e të tretë të korrikut dhe jemi përgatit, ndërsa sivjet të premten është dashtë më porosit një kabinë të re e të hënën me qenë e montuar për arsye se Vërmica ka pas një fluks shumë më të madh sivjet në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Kur, është pyetur se në cilën pjesë të kufirit ka pas më shumë pritje, Mazreku ka treguar se nga pjesa e shtetit serb vonesat kanë qenë më të mëdha.
“Dihet që ka pjesa e shtetit serb ka më shumë vonesa dhe dihet arsyeja pse, ndërsa në pjesët tjera është një tempo e njëjtë, mirëpo nëse flasim për vonesa te zyra jonë, nuk po flas për vonesa të tjera sepse policia kufitare ka tjetër ligj, p.sh., e kanë obligim që çdo veturë e huaj që vjen e ka për obligim me regjistru në sistem, ndërsa tek ne një qytetar pret më pak se një minutë për me marr një polic të sigurimit”, ka shtuar Mazreku.
Mazreku: Qytetarët s’kanë nevojë të paguajnë më tatim në pronë për regjistrim të veturës
Drejtori i Byrosë Kosovarë të Sigurimit, Sami Mazreku në një intervistë për Front Online ka treguar se më qytetarët nuk do të paguajnë tatim në pronë për regjistrim të veturës.
Krejt, kjo pas ankesës që ka bërë ky i fundit që nga vitit 2019 në Institucionin e Avokatit të Popullit.
“Në kohën kur e kemi bë këtë ankesë në vitin 2019 menjëherë kemi marrë njoftim që ankesa ka bazë për hetim dhe ne mendojmë se kjo është kundër-kushtetuese, nuk i di arsyet pse prej vitit 2019 deri më tani nuk ka ndodhë asgjë, dhe çdo qeveri që ka ardh ne kemi dërguar edhe shkresa në Ministri të Financave dhe konkretisht ministri Murati duke e parë se është një pengesë që ndikon negativisht në këtë proces e ka pezulluar një rregullore të MF-së, sepse me rregullore iu jep te drejtë komunave me bë kushtëzime të tilla dhe deri para së të hyj ën fuqi ligji i ri tash ajo rregullore ka qenë e pezulluar nuk ka qenë e anuluar nuk ka qenë e ndryshuar. Mirëpo, në ndërkohë MF-ja i ka marrë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe i ka vendos në ligj që i bëjnë që sot t’i mundesh me shku me pagu një taksë 10 euro, mirëpo nuk ki kushtëzime tjera që me pagu tatimin në pronë”, është shprehur Mazreku për Front Online
Sipas tij, arsyeja se pse ka bërë ankesë ka qenë që kanë parë që ligji me këto kuzhtëzime që u janë bërë qytetarëve ka qenë diskriminues.
“Nëse me ligj është e rregulluar që tatimi të mblidhet në mënyrë të kushtëzuar duke tentuar që me u dëmtu një sektor tjetër, ne e kemi parë që kjo është e padrejtë dhe çka kemi bë në vitin 2019 personalisht në emrin tim jam ankuar te Avokati i Popullit që ky ligj është diskriminues sepse asnjë qytetar nuk ka pengesa, nuk ka ankesa për me shku me pagu një taksë 10 euro për me regjistru veturën, ata e kanë pagu me kënaqësi, por kur t’i i thu që përveç kësaj takse ke me pagu edhe tatimin në pronë, dikush që ka pas tatim pak e ka pagu edhe ne nuk jemi kundër pagesës së tatimit në pronë, mirëpo janë shkua duke i përshkallëzuar kushtëzimet dhe çka kemi bë, kemi thënë që nuk ka asnjë kushtëzim për regjistrimin e veturave”, ka deklaruar ai.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku në një intervistë për Front Online, ka thënë se numri i veturave të paregjistruara në Kosovë krahasuar me dy vitet e kaluara ka rënë dukshëm.
Nga mbi 230 mijë sa kanë qenë ka rënë në 18-19 mijë.
“Pastaj kemi vazhdua me vendosjen e stikersave dhe nga 237 mijë vetura sa kanë qenë para dy viteve tani javë vetëm 18 mijë ose 19 mijë që i bjen që mbi 30% ka rënë pra qëllimi ka qenë që edhe me i lehtësu procedurat edhe me i hjek barrierat dhe në anën tjetër ne si industri e sigurimeve të lehtësojmë procedurat dhe të mos kemi në trafik vetura të paregjistruara dhe stikersat kanë qenë një far ombrelle dhe përfundimi i asaj që ka qenë një hap i fundit që ne me i ndihmu Policisë që këto vetura me i detektu dhe me i dallua në trafik”, ka deklaruar Mazreku.
Mazreku, ka pohuar se vendosja e stikersave ka ndihmuar shumë dhe ka pas efekt pozitiv, pasi që rrit edhe sigurinë.