Mazreku: Së shpejti arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit me Malin e Zi
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka bërë me dije se BKS-ja është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit me Malin e Zi.
Ai beson se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundojë së shpejti.
“Siç iu kam njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit me Malin e Zi. Ne besojmë se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundojë së shpejti dhe ne do t’u njoftojmë paraprakisht për kohën se kur do të hyjë në fuqi ky vendim. Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është institucioni i vetëm përgjegjës për negocimin dhe nënshkrimin e vendimit për njohjen reciproke të policave”, ka shkruar Mazreku në llogarinë e vet në “Facebook”.