Mazreku: Stikerat ulin numrin e aksidenteve dhe veturave të paregjistruara
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se me fillimin e implementimit të projektit për vendosjen e stikerave në vetura është ulur numri i veturave të paregjistruara dhe pa siguruara në Kosovë, e sipas tij, ky projekt ka ndikuar që të ulet edhe numri i aksidenteve në trafik për 15 për qind, raporton Ekonomia Online.
Mazreku theksoi se me vendosjen e stikerave, nga 237 mijë vetura të paregjistruara sa kanë qenë në vitin 2020 tani janë vetëm 18-19 mijë vetura të paregjistruara, e që sipas tij, ky projekt ka ndikuar shumë që të rritet edhe siguria në trafik.
Në uljen e numrit të veturave të paregjistruara dhe uljen e numrit të aksidenteve, Mazreku tha se kanë ndikuar edhe pajisjet digjitale të përdorura nga ana e Policisë së Kosovës.