![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/CFF63DC6-506D-4BD0-9EBC-7205AE83F7FD.jpeg)
Mazreku takoi Abazoviçin, flasin për zbatimin e marrëveshjes me Malin e Zi
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka takuar të premten në Prishtinë kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç,
Kryeministri Abazoviç ka falendëruar drejtorin Mazreku për implementimin e suksesshëm të marreveshjes me Malin e Zi vetëm me policen TPL Plus. Gjithashtu kryeministri Abazoviç i ka ofruar mbështetje drejtorit Mazrekut për proceset në të cilat do të kaloj gjatë muajeve në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit.
Në anën tjetër drejtori BKS-së Sami Mazreku ka falenderuar kryeministrin e Malit te Zi për mbeshtetjen e vazhdueshme që ky i fundit ka treguar për Byronë Kosovare të Sigurimit. Gjatë ditëve në vijim do të organizohen edhe takime tjera të cilat kanë për qëllim lehtësimin e rrugëve në të cilat pritet të kaloj BKS-ja gjatë muajeve në vijim.