Mazreku takoi komandantin e stacionit policor në pikën kufitare në Morinë

28 dhjetor 2020 | 16:52

Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka takuar të hënën kapiten Arber Telaku, komandant i stacionit policor në pikën kufitare në Morinë.

Gjatë takimit Mazreku dhe kapiten Telaku kanë shikuar mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve të rëndësishme.

Mazreku tutje ka deklaruar se fokus i veçantë i takimit ishte edhe lehtësimi i procedurave për bashkatdhetarët tanë kur të vij në Kosovë. “Lehtësimi i procedurave nëpër gjithë pikat kufitare që bashkatdhetarët tanë mos të humbasin kohë me pajisje me policë sigurimi është synim kryesor i joni”,  ka thënë Mazreku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me vota unanime…