Mazreku: Të hyrat e BKS-së kanë rënë në 65 për qind

03 shkurt 2021 | 15:36

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku në një konferencë për media ka deklaruar se për katër muaj prej që është duke ushtruar këtë detyrë është munduar të punojë dhe të angazhohet shumë.  “Shqetësim i joni mbetet numri i madh i automjeteve të pasiguruara”.

Ai më tutje ka thënë se BKS-ja që nga themelimi është përballur me sfidën më të madhe për shkaka të Covid-19.  “Unë jam në muajin  katërt të mandatit tim si ushtrues detyre i drejtorit të Byrosë së Sigurimeve, gjatë kësaj kohe angazhimi im dhe i stafit tim, ka qenë maksimal për ta menaxhuar BKS-në, në kohën më të vështirë që nga themelimi i BKS-së si pasojë e Covid-19. Të hyrat gjatë viti që lamë pas kanë rëni në masën prej 65 %. Për ne kjo ka qenë sfiduese, por me një angazhim të madh deri këtu ja kemi dal ta menaxhojmë situatën”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Task-forca për menaxhimin e thatësisë në Gjilan, e themeluar nga…