Mazreku: UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb, por assesi kundër civilëve

31 tetor 2024 | 16:42

Dëshmitari Haxhi Mazreku, ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit, Mazreku, ka thënë se UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb, uniformës e policisë serbe, por assesi kundër civilëve.

“Veprimi jem që ka qenë, unë qysh kam vepruar në atë kohën e luftës është për me u mburr shqiptarët, është për me u mburr edhe Evropa, edhe mbarë bota, sepse në punë të pahijshme kur thuhet ose në krime ose në keqpërdorime, unë gjithmonë kam intervenuar nuk bën kështu, duhet me kanë ka e mbara, ka e mira me e mbrojtur ndash me mjete, ndash me familjar, ndash me anë të pushkës me i mbrojt për mos me ardhur deri te një e keqe, ka thënë Mazreku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi u trondit dje nga…