
Mazreku vizitoi pikat kufitare në veri të vendit
Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vazhduar me vizitat nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar të hënën pikën kufitare në Berrnjak në veri të vendit, ku dhe eshte takuar me komandantin e stacionit Policor z.Millosh Dançetoviç.
Po ashtu, gjatë ditës ushtruesi i detyres se Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.
Ndryshe që nga marrja e detyrës si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Mazreku ka vizituar pikat kufitare në të cilat Byroja Kosovare e Sigurimeve ka pikat e saj ku qytetarët kanë mundësu të marrin policat e sigurimit.