Mazreku viziton Jarinjën e Bërnjakun para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë për targat ilegale
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku me drejtorë të departamenteve të cilat operojnë në kuadër të BKS-së kanë vizituar sot dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë ku kanë parë nga afër mbarëvajtjen e punëve në këto dy pika kufitare që gjenden në veri të Kosovës.
Një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale drejtori Mazreku tha se puna në këto dy pika kufitare po vazhdon si zakonisht.
Mazreku më tutje punëtorëve të këtyre pikave kufitare ju ka ofruar mbështetje 24 orësh.
“Unë së bashku me stafin takuam punëtoret e këtyre dy pikave kufitare ne jemi të kënaqur me punën që është bërë dhe po behën në këto dy pika kufitare. Takimi i sodit është në kuadër të vizitave të rregulla që në si menaxhment bëjmë nëpër pika kufitare” ka thënë drejtori Mazreku.
Drejtori Mazreku për bashkëpunimin e mirë ka falënderuar Policinë e Kosovës si dhe Doganën e Kosovës.