Mazreku zotohet për funksionalizmin e rrymës në bibliotekën e Malishevës
10 tetor 2021
| 14:08
Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Malishevës, Alban Mazreku, ka vizituar bibliotekën e qytetit, e cila aktualisht nuk ka energji elektrike.
Ai është zotuar se në mandatin e tij do të angazhohet që ky institucion të furnizohet 24 orët me energji elektrike.
Gjithashtu, ai është zotuar se do të angazhohet për funksionalizim e ngrohjes për të krijuar kushtet minimale për lexim.