Mazzarri merr drejtimin e Cagliarit
15 shtator 2021
| 11:49
Walter Mazzarri është trajneri i ri i Cagliarit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi zyrtar, teksa bëhet me dije se tekniku italian ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024. Ndihmësi i tij do të jetë Klaudio Beluçi.
Mazzarri do të zëvendësojë Leonardo Sempliçin, e shkarkuar pas rezultateve negative në 3 javët e para. 59-vjeçari ka një karrierë tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka drejtuar Livornon, Reginën, Sampdorian, Napolin, Interin, Watfordin, teksa ekipi i fundit që kishte drejtuar ishte Torino.
Pas një sezoni pushim, Mazzarri rikthehet për të drejtuar Cagliarin. Ai është aktivizuar si futbollist te skuadra e Cagliariit në vitin 1982, ku regjistroi vetëm 4 paraqitje.