Mba kalon nga Trepça ’89 te Partizani
29 janar 2023
| 22:09
Partizani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Christian Mba nga Trepça ‘89. 23-vjeçari nga Nigeria ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga kryeqyteti shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit shqiptar në rrjetet sociale përmes një video.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepça ’89”, thuhet në njoftimin e Partizanit. Christian Mba iu bashkua skuadrës nga “Riza Lushta” në Mitrovicë në janar të vitit 2022. Mba këtë edicion ka realizuar 10 gola me fanellën e Trepçës ‘89 në elitën e futbollit kosovar, vetëm një më pak se dyshja e Dritës, Besnik Krasniqi dhe Marko Simonovski që ndajnë pozitën e parë.