Mbahen dëgjimet buxhetore në tri fshatra të Malishevës
Organizuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës janë mbajtur dëgjimet për buxhet në fshatrat Vërmicë, Llazicë dhe Balincë, ku janë dëgjuar kërkesat dhe nevojat që kanë këto fshatra për investime në vitin 2020.
Sikurse në fshatrat tjerë edhe në këto fshatra kërkesat kryesore ishin për rregullimin e rrugicave në lagjet e fshatrave, pastaj zgjerimi dhe zgjatja e rrjetit të kanalizimeve, si dhe ndriçimi publik në rrugët kryesore të këtyre fshatrave.
Kërkesat më karakteristike ishin në fshatin Balincë, për shkak të magjistrales që kalon nëpër fshat dhe ku rrezikohen seriozisht nxënësit gjatë rrugës për në shkollë, pasi rruga nga mbrojtëse anësore, ndërsa në një pjesë rrjedhë edhe kanalizimi, si pasojë e një defekti në rrjetin e kanalizimit dhe sipas banorëve, kjo është kërkesa më emergjente për ndërhyrje.
/Epoka e re/