Mbahen konsultimet politike mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe asaj të Kroacisë
Në Prishtinë janë mbajtur të martën konsultimet politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës (MPJD) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës së Republikës së Kroacisë, të udhëhequra nga zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe drejtori i përgjithshëm Stribor Kikerec.
Sipas njoftimit, zëvendësministri Ahmeti, e ka njoftuar Kikerecin për zhvillimet e fundit në vend dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në vitet e fundit.
“Po ashtu, konsultimet u fokusuan në bashkëpunimin shumëpalësh midis dy vendeve, si dhe procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, zëvendësministri Ahmeti falënderoi Republikën e Kroacisë për mbështetjen e tyre të përhershme në zgjerimin e pranisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Zhvillimet e fundit rajonale dhe botërore ishin temë tjetër, ku u diskutua për ndikimin e tyre në rajonin e Evropës Juglindore, veçanërisht në aspektin e sigurisë”, ka njoftuar MPJD-ja.
Njoftimi i plotë: