Mbahen zgjedhjet në Pakistan, disa të vrarë
25 korrik 2018
| 23:04
Më shumë se 30 persona kanë vdekur nga sulmi para një qendre votimi në qytetin pakistanez, Quetta.
Ndërkohë, në vend janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare nën masa të rrepta sigurie, të cilat nuk po kryejnë punë. Mediat lokale raportojnë se pjesëtarët e forcave të sigurisë parandaluan kamikazin në qëllimin që të hyjë në vendvotim, ndërsa ai më pas aktivizoi bombën.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë ISIS-i. Ndryshe, këto janë zgjedhjet e dyta ndonjëherë demokratike në Pakistan.
Vendvotimet u hapën në orën 8 në mëngjes dhe sipas Komisionit Zgjedhor, ndërsa të drejtë vote kanë pothuajse 106 milionë banorë.