Mbahet aheng në Klinë, i dyshuari dënohet për mosrespektim të masave antiCovid-19
12 prill 2021
| 09:27
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 11:26 në Klinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.
Të dyshuarit i është shqiptuar edhe një tiketë për mos respektimi të masave antiCovid-19.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.