Mbahet akademia për ndërmarrësi dhe qasje inovative

18 maj 2018 | 16:58

Në Universitetin “Haxhi Zeka” (UHZ) në Pejë, të enjten dhe të premten është mbajtur Akademia për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative, e ndarë në disa sesione punuese.

Në një sesion janë prezantuar njëmbëdhjetë plane biznesi nga studentët e këtij universiteti. Po ashtu, ata janë takuar me përfaqësues të bizneseve duke diskutuar për ide, sfida dhe praktika të ndryshme ndërkombëtare.

Këtë akademi e përshëndetur rektori i “Haxhi Zekës”, Fadil Millaku, duke uruar shumë suksese dhe punë të mbarë të gjitha sesioneve punuese, njëkohësisht ka falënderuar edhe mbështetësin financiar të kësaj akademie, Fatos Islami, drejtor gjeneral i “Elkos Group”.

Po ashtu, ai ka falënderuar anëtarët e trupave këshillëdhënës si Skender Thaçi, Lemane Hatashi, përfaqësuesin e GIZ-it gjerman dhe organizatës “Help”.

Planet e biznesit të prezantuara të enjten nga studentët e UHZ-së, janë vlerësuar nga komisioni profesional në përbërje të:

Prof. asoc. dr. Muhamet Sadiku, kryetar
Prof. asoc. dr. Ibish Mazrekaj, anëtar
Prof. ass. dr. Ibrahim Krasniqi, anëtar
Fatos Islami, drejtor gjeneral (Elkos Group), anëtar
Beqir Lahu, përfaqësues nga GI, anëtar

Vlerësimet e komisionit ishin këto:

1. Çmimi i parë: Aulonë Cenaj
2. Çmimi i dytë: Rrezarta Hajdaj
3. Çmimi i tretë: Kreshnike Curaj

Në ditën e dytë të kësaj akademie janë mbajtur ligjërata me tematikë nga ndërmarrësia dhe inovacioni.
Përfaqësuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i Shtimes, Naim Ismajli, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Roli i pushtetit lokal në mbështetjen e ndërmarrësve të rijnë në Kosovë”. Po ashtu, ligjërata kanë mbajtur edhe profesor Ibrahim Krasniqi dhe Ardijan Jusufi nga qumështorja “Vita”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michel Platini pranon se Kupa e Botës 1998 ishte kurdisur…