Mbahet ankandi i 11-të për shitjen e letrave me vlerë për vitin 2020
07 shtator 2020
| 08:54
Ministria e Financave njofton se më 14 shtator 2020 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2020. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 25 milionë eurosh.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për hollësi rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Epoka e re/