Mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për vitin 2021, emetohen 20 milionë euro me maturitet 12 mujor
06 shtator 2021
| 12:03
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 shtator 2021 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.
Në këtë ankand, do të emetohen bono thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.