Mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2019
01 prill 2019
| 12:34
Ministria e Financave (MF), njoftoi se më 8 prill 2019 do të mbahet ankandi i pestë me radhë për vitin 2019.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Sipas MF-së, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.