Mbahet ankandi i letrave me vlerë
12 shkurt 2020
| 12:12
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 19 Shkurt 2020 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.