Mbahet ceremonia e hapjes solemne e Kongresit të V-të të Mjekësisë me temën “Risitë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare”

26 tetor 2023 | 23:41

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu në fjalimin hyrës falënderoi pjesëmarrësit për kohën që kanë ndarë si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij Kongresi vjetor, tashmë të zakonshëm për Odën dhe anëtarët e saj.

Dr. Faik Shatri, kryetar i Këshillit Organizativ tha se ishte mëse i nevojshëm organizimi i këtij Kongresi pikërisht me këtë temë të kardiologjisë të shtjelluar detajisht. Ai shpjegoi se në këtë Kongres do të marrin pjesë 23 ligjërues të ftuar nga 11 vende të ndryshme të botës. Gjithashtu Dr. Shatri falënderoi autorët të cilët kanë kontribuar me ligjëratat e tyre, pjesëmarrësit për interesimin e tyre, LuxDevin për kontributin e dhënë si dhe stafin administrativ të OMK-së, për organizimin e këtij Kongresi.

I pranishëm ishte edhe Zv. ministër i shëndetësisë Z. Arsim Berisha ku në fjalimin e tij falënderoi Odën e Mjekëve për ftesën i uroi suksese Kongresit të V të Mjekësisë në mbarëvajtjen e punës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës në vazhdimësi.

Në këtë ceremoni u bë edhe përurimi i librit “Ditari i pandemisë – Mantelbardhët dhe Covid-19”, nga Prof. Dr. Salih Ahmeti si autor, Prof. Dr. Emin Kabashi, kryeredaktor i librit dhe Prof.Dr. Isuf Dedushaj, Recenzent i librit.

Në përfundim të kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje dhe medalje përkujtimore për anëtarët e OMK-së që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2023, mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë në ngritjen profesionale të kuadrove të reja në fushën e Kardiologjisë në Kosovë, si dhe mirënjohje për pensionistët, anëtarë të OMK-së, gjatë vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte në Bruksel se…