Mbahet e mbyllur seanca gjyqësore për Ikballe Berisha-Hudutin

09 janar 2020 | 12:41

Mbahet e mbyllur për publikun seanca gjyqësore ndaj Ikballe Berisha-Hudutit.

Berisha-Huduti është arrestuar më 7 janar nga policia pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Kjo seancë gjyqësore ka qenë e mbyllur për medie. “Klan Kosova” ka kontaktuar me Mirlinda Gashin, zëdhënëse për medie në Gjykatën Themelore, e cila ka thënë se vendimi do të merret së shpejti dhe do të dalin me një komunikatë për detajet të tjera.

Berisha-Huduti ditën kur gjenerali iranian ishte vrarë ka bërë një postim “Facebook”, i cili kishte nxitur shumë reagime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fragment nga libri në dorëshkrim “Drama e Reçakut” Lulzim Sahiti:…