Mbahet faza e parë e programit trajnues për Zgjedhjet Lokale 2021

29 shtator 2021 | 12:41

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur fazën e parë të programit të trajnimit.

 

Programi i trajnimit për 260 trajnerët, të cilët do të angazhohen në të gjitha komunat e Kosovës, është zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Ky program është orientuar në disa tema: Trajnimi për procedurat e votimit dhe numërimit;  Trajnimi për procedurat e votimit të personave me nevoja të veçanta; dhe Trajnimi për pranimin dhe dorëzimin e materialit zgjedhor.  Trajnerët të cilët kanë përfunduar këtë program trajnimi, në një fazë të mëvonshme, do të përgatisin anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatën për medie të KQZ-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv 2021-2022…