Mbahet Festivali i Rapsodëve në Kamenicë
Dje është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, Festivali i Rapsodëve.
Qëllimi dhe ideja e mbajtjes së këtij Festivali është ruajtja dhe kultivimi i këngës shqipe, mbledhja e rapsodëve me endje për ata që e duan dhe e ruajnë traditën sipas zakonit të trevave tona me instrumente të ndryshme si kavalli, fyelli e qiftelia.
Ky festival kishte karakter garues në të cilin u zgjodhen përformancat më të mira si në aspektin grupor po ashtu edhe individual.
Çmimi i festivalit: Alban Lajqi – Shka Sharri Hani i Elezit,
Rapsodi më i mirë: Ismet Demaj, Istog.
Rapsodet më të mirë: Lahutari Nazmi Hajdari, Ferizaj,
Interpreti më i mirë: Elvir Tahiri, Kamenicë,
Kënga më e mirë: Ylber Idrizi, “Shka Duflla”, Saraj Shkup
Çmimi i publikut Selajdin Miftari, Shkup,
Ardhmëria rapsodike – Luigj Gurakuqi, Nashec Prizren.
Kjo përzgjedhje është bërë nga juria profesionale e përbërë nga: Profesor. Dilaver Kryeziu etnokorolog (Kryetar i Jurisë), Shaqir Hasi – muzicient, Erodita Qorkadiu Haxhiu – etnologe, dhe Nazmije Demolli Kastrati, njëkohesisht edhe udhëheqëse artistike e festivalit.