Mbahet FIBA Scod Klinika me gjyqtarët e basketbollit
Në fundjavë (2-3 shtator) është mbajtur FIBA Scod Klinika me gjyqtarët e basketbollit.
Klinika është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Departamentin e gjyqtarëve të FIBA-s.
Klinika është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, i cili ka paraqitur analizën e gjykimit të edicionit të kaluar dhe prezantimin për të priturat në edicionin e ri dhe Propozicionet e Garave.
Në pjesën e dytë të Klinikës është prezantuar Përgatitja Mentale e Gjyqtarëve nga Prof. Ridvan Ekmeci, ku gjyqtarët janë testuar me metoda për stresin dhe përqendrimin gjatë ndeshjeve.
Në pjesën e tretë janë prezantuar temat nga lojtari në aktin e gjuajtjes, shkeljet, kriteret për gabimet josportive dhe kërkesat për përmirësime të performancës.
Pjesa e katërt ka qenë Punëtoria e Gjyqtarëve me klipet edukuese-trajnuese nga ndeshjet e Superligës, kurse pjesa e fundit ka qenë e paraparë për zhvillimin e testit online nga njohja e rregullave të basketbollit.
Testet fizike kanë në qenë në plan dhe janë zhvilluar në ditën e diel, ku të gjithë gjyqtarët i janë nënshtruar testit.
Po ashtu të dielën, vëzhguesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në Punëtorinë Parasezonale për fillimin e edicionit të ri, ku janë njoftuar me planet dhe kërkesat e FBK-së për Propozicionet e Garave, si dhe janë testuar nga njohja e rregullave të basketbollit.