Mbahet “Flaka e Janarit”, në Shtëpinë Muze të Kadri Zekës!

29 janar 2020 | 21:55

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka organizuar Manifestimin “Flaka e Janarit” 2020.

Programi i “Flakës së Janarit” 2020 ka filluar me ligjëratë nga mësimdhënësit e historisë në shkollat fillore të Kamenicës për historikun e “Flakës së Janarit”.

Më pas është mbajtur një Ekspozitë e artit pamor si dhe një orë letërare në Shtëpinë Muze të Kadri Zekës, në Poliçkë ku shkrimtarë të rajonit kanë lexuar poezi.

Me këto aktivitete është përmbyllur “Flaka e Janarit” 2020 në Kamenicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka takuar të mërkurën Avdi…